Basha: Të dhënat e qeverisë për përhapjen e virusit nuk janë të besueshme. Ndryshe flet kryeministri, ndryshe ekspertët

E mërkurë, 08 Prill 2020 22:06

Pyetje: Komiteti I Ekspertëve Teknik tha dje që strategjia që ata kanë zgjedhur po funksionon dhe nuk shohin asnjë arsye përse ta ndryshojnë?

Lulzim Basha: Shifrat janë kontradiktore. Të tjera shifra jep Kryeministri, të tjera shifra jep Ministria e Shëndetësisë dhe kjo duhet të marrë fund. Nuk dua të futemi në debat janë apo nuk janë shifrat këto që jepen, e rëndësishme është të ketë një transparencë dhe të ketë një testim, i cili të jetë i besueshëm. Nëse testoni 15 vetë dhe 12 vetë dalin të infektuar, këtu ka një problem. Në qoftë se numri i testimeve për të paktën tre javët e para nuk ka kaluar 50, këtu ka një problem.

Prandaj, e kemi kërkuar rritjen e numrit të testimeve, prandaj e kam parashtruar edhe institucionalisht. Sot janë mbushur 2 javë që kur e kam kërkuar. Na eshte thënë 10 mijë teste. Nuk e di çfarë bëhet, kanë ardhur këto 10 mijë teste apo jo?! Bashkë me testet rritet mundësia për të testuar, sepse nga njëra anë kryeministri thotë se po të duam mund të bëjmë edhe 2 mijë teste, nga ana tjetër del Instituti i Shëndetit Publik dhe thotë se kapaciteti ynë për teste është 500.

Pyetje:200 janë bere sot sipas Ministrise.

Lulzim Basha: Po, por në qoftë se kryeministri thotë se po të duam, bëjmë edhe 2 mijë teste dhe pastaj dalin ekspertët dhe thonë në mund të bëjmë vetëm 500 teste në ditë, qartësisht ka një problem. Ose kryeministri nuk e di se për çfarë po flet, ose po flet para se të flasin ekspertët. E rëndësishme është që Shqipëria të ketë mjaftueshëm kapacitete për testim.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...