Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165.
Sipas MSH, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. “Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. 5 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar”, tha ministria gjate deklarates se sotme per mediat.
Kështu, në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.
“Përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj, me 53%”. Kështu deklaroi Rovena Daja, specialiste në Institutin e Shëndetit Publik gjatë përditësimit të informacioneve më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë. Teksa pohoi se numri në total i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në 409 persona, Daja theksoi se rreth 47% e të prekurve janë femra.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 196 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 45 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste