Efektet financiare/ FMN: Pandemia do shkaktojë recesionin më të rëndë të këtij shekulli

E Enjte, 09 Prill 2020 20:46

Sipas kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, pandemia e koronavirusit do të shkaktojë recesionin më të rëndë në gati një shekull.

Kristalina Georgieva tha se se shumica e vendeve, pavarësisht nga të ardhurat e tyre, do të përballen me një rënie të të ardhurave.  

"Në fakt, ne parashikojmë recesionin më të rëndë të këtij shekulli " tha ajo.  

 
 

Një rikuperim i pjesshëm vitin e ardhshëm është i mundur, shpjegoi Georgieva, por vetëm nëse virusi do të marrë fund këtë vit.  

 

Fjalimi i saj vjen përpara takimeve të pranverës së javës së ardhshme për FMN dhe Bankën Botërore, të cilat do të zhvillohen ‘online’, për shkak të shpërthimit të pandemisë. 

Login to post comments