Presidenti Ilir Meta falënderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës që sollën në Shqipëria ndihma për mjekët, që po luftojnë në vijën e parë me koronavirusin.
Kreu i Shtetit i shpreh mirënjohje SHBA për asistencën humanitare që i japin vendit tonë në këtë situatë kritike.
“Mirënjohje qeverisë amerikane dhe Komandës Europiane të SHBA për asistencën humanitare që i japin vendit tonë në këtë situatë kritike. 🇦🇱❤️🇺🇸”, shkruan Meta.