Përgjysmohet shtesa e popullsisë së Tiranës, në vitin 2020, vetëm 11 mijë banorë më shumë

Premte, 10 Prill 2020 08:05

Tirana dhe Durrësi janë qarqet e vetme në vend që kanë pësuar rritje të popullsisë pas vitit 1990, kryesisht për shkak të migrimit të brendshëm. Por vit pas viti ritmet e shtesës në Tiranë po vijnë në rënie.SHESHI SKENDERBEJ KORONAVIRUS IZOLIM TIRANE5

Sipas të dhënave të INSTAT popullsia e Tiranës u rrit me 11 mijë e 6 banorë në vitin 2020, teksa një vit më parë u rrit me 11, 164 banorë, ndërs5a në vitit 2018 qarku i Tiranës ishte shtuar edhe me 21 mijë e 635 banorë të rinj.

Popullsia e Tiranës është rritur përkatësisht e 16-17 mijë banorë të rinj në vit nga viti 2001 deri në vitin 2015, por në vitet 2017 dhe 2018 kjo rritje ishte më e dukshme raportoi INSTAT.

Në vitin 2017 Tirana u rrit u shtua me 19 mijë e 380 banorë të rinj dhe në vitin 2019 kjo shtesë i kaloi të 21 mijë persona. Por në dy vitet 2018 dhe 2020 shënohet një rënie e ndjeshme me nga rreth 11 mijë banorë të rinj për secilin vit.

Në 1 Janar 2020, Tirana kishte gjithsej 906 mijë banorë, të cilët përbejnë 31 për qind të popullsisë së vendit.

Arsyet e rënies se shtesës së popullsisë në Tiranë lidhen me shumë arsye. Por kryesor mbetet fakti se emigracioni i brendshëm po shkon drejt maturimit, pasi pjesa më e madhe familjeve janë zhvendosur nga rrethet drejt kryeqytetit tashmë.

Arsyet të tjera lidhen me emigracionin e lartë dhe rënien e lindjeve, të cilat së bashku po ushtrojnë presion edhe në popullsinë e kryeqytetit.

Në vitin 2019, numri i emigrantëve është 43.835 persona, duke pësuar një rritje prej 13,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Numri i imigrantëve në 2019 është 20.753 persona, duke pësuar një rënie prej 12,3 %, krahasuar me një vit më parë. Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...