VIDEO/ Trafikantët shqiptarë nuk i ndal as koronavirusi, kapen në Bari 21 kg kokainë e heroinë

Premte, 10 Prill 2020 14:33

Ishte krijuar përshtypja se bllokimi i kufijve si pasojë e pandemisë së kornavirusit kishte stopuar në masën më të madhe edhe trafikun dërkombëtarë të dorgës, por duket se kjo nuk vlen për organizatat shqiptare. Së fundmi Gurdia Di Finanza italiane e Barit ka bërë të mundur  arrestimin e një 47 vjeçar shqiptar shofer i një kamioni, I cili po  transportonte veshje nga Shqipëria në Itali, por që në fakt kishte të fshehur në brendësi një sasi të konsiderueshme kokaine dhe heroine.

Në kamionin tip Volvo të kompanisë shqiptare të cilës nuk I është bërë public emri Guardia Di Financa pas një kontrolli të imtësishëm gjeti rreth 21 kg drogë e tipit heroinë dhe kokainë.

Kamioni ishte nisur nga porti i Durrësi e kishte mbërritur dje ( 9 prill 2020)  në portin e Barit me linjën e tragetit M/N Marina. Ndalimi i tij u bë në afërsi të stadiumit të Barit gjatë një postoblloku rrugor  për parandalimin e përhapjes së COVID 19 e kontrollit të lëvizjes së automjeteve.

Shoferi 47 vjeçar shqiptar pas arrestimit ka deklaruar, se po transportonte veshje në Piacenza e në Bergamo. Ishte nuhatja e qenve antidrogë që zbuloi se në kabinën e shoferit ishin fshehur lëndë narkotike.

Nën mekanizmin e ndryshimit të marsheve u gjetën 19 pako drogë me 12.1 kg kokainë dhe 8.8 kg heroine.. Kokaina ishte ambalazhuar në 11 pako e heroina në 8 të tjera. Shoferi shqiptar është vënë nën pranga me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës e ndodhet në izolim të detyrueshëm për shkak të pandemisë COVID 19.

Autoritetet italiane informojnë se kanë nisur një proces hetimore për zbardhjen e kanalit të këtij trafiku droge nga Shqipëria në Itali.

 
 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...