PR: Kërcënimet dhe presionet nuk zëvendësojnë detyrimet, të bëhen testime masive

Premte, 10 Prill 2020 20:10

Partia Republikane i bën thirrje qeverisë që të bëjë sa më shumë testime, pasi vetëm në këtë mënyrë  tregohet qartësisht se sa është masa e infektimit.

PR i bën thirrje kryeministrit Rama dhe qeverisë që të dëgjoje ekspertët vendas dhe ata ndërkombëtar.

Reagimi i Partisë Republikane

Rama dhe qeveria duhet të dëgjoje ekspertët vendas dhe ata ndërkombëtar, sidomos OBSH dhe eksperiencat e vendeve të tjera.

As kërcënimet dhe as presionet nuk mund të zëvendësojnë detyrimin e qeverisë që të garantoje një luftë efikase kundër pandemisë si dhe shmangien e një pandemie ekonomike në Shqipëri.

Distancimi social dhe kufizimi i lëvizjeve padyshim ndihmon në ndalimin e përhapjes se Coronavirusit.

Po a është kjo e mjaftueshme, padyshim që jo duke marrë në konsideratë kërkesën e OBSH për më shumë testime, eksperiencat e vendeve qe kanë përballuar pandeminë me pak viktima edhe pse me numër shumë të larte te infektuarish sic është rasti i Gjermanise, Austrise, Turqise.

Testimi masiv tregon qartësisht se sa është masa e infektimit dhe nevojat për parandalimin e saj.

Një valë e dytë infektimi me COVID-19 është kthyer në Kine, por dhe në Singapor(i cili konsiderohej histori suksesi), gjë e cila do të thotë se vetëm me masat e distancimit social pa testim Ne mund të përballemi me një vale tjetër infektimi pa e ditur realisht përhapjen e saj e cila është shume me e madhe në Shqipëri(sipas dhe vetë mjekeve tanë që merren me këtë çështje) dhe pa izoluar këto vatra infektimi.

Një program masiv i testimeve mbarëkombëtare mund të ndihmojë në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit të romanit (COVID-19) dhe mund të sigurojë një udhërrëfyes për të mbështetur masat e gjera të distancimit shoqëror të zbatuar në mbarë botën, sipas eksperteve botëror.  Testime e para duhet ti ofrohen punonjësve të shërbimit shëndetësor që unë në linjën e parë.

Të gjitha vendet, SHBA, Gjermani, Zvicer, Emiratet, Estonia etj po e fokusohen ne testime masive të cilat në koordinim me distancimin social ulin përhapjen e pandemisë.

Login to post comments