Ndoshta i lodhur, ndoshta edhe nga padija. Por kryeministri Edi Rama u bë sërish sot 'viral' në rrjetet sociale me përgjigjet e tij.
Teksa një qytetar i fshatit Çërravë në Pogradec i qante hallin e tij, kryeministri dha një përgjigje që askush nuk e priste.
Për shkak të mungesës së transportit qytetari vendosi ti shkruajë shefit të qeverisë në Facebook-un e tij.
"Ju kam shkruar shumë herë. Nuk kemi çfarë të hamë. Për shkak të masave nuk shkoj dot në punë. Qendra Administrative Çërravë ndau disa herë ndihma dhe punonjësit i ndajnë sipas qejfit", shkruan ai.
Por përgjigja e Ramës ishte befasuese.
"Leri çerrat e mos fyej njerëzit, po shkruaj ku punon dhe si e ke konkretisht hallin", i përgjigjet Rama, i cili mësimin e Gjeografisë e merr nga një tjetër qytetar.
"Edi Rama, Çërravë është fshat i Pogradecit, sapo zbret nga Qafë Plloça", e korrigjon ai.
Le të bëhet ky komunikim online një mësim i mirë për kryeministrin e vendit, i cili duhet ti njohë më mirë fshatrat e shtetit që qeveris prej 7 vitesh tashmë...Kryeministri 'tapë' në gjeografi/ Qytetari: Në Çërravë..., Rama: Leri çerrat...