Duka i përgjigjet Ramës: Informalitetin ta kishte luftuar në paqe, jo tani në luftë

Premte, 10 Prill 2020 22:28

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ftuar në emisionin “Në fokus” në “Tv T”, ku foli mbi krizën e shkaktuar nga pandemia dhe nevojën e një pakete ndihme nga qeveria për botën e futbollit në vend, nuk kurseu 'ngacmimet' në adresë të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Dukës, referuar fjalëve të para disa ditëve të kryeministrit, lufta ndaj informalitetit është e nevojshme, por ajo duhet të bëhet në paqe dhe jo në luftë, duke e quajtur këtë argument si një “lapsus” të Ramës.

 

“Nuk mund të mohojmë që ekziston informaliteti edhe në futboll, siç realisht ekziston në të gjithë jetën shqiptare, në ekonominë shqiptare. Por, nuk mund të jetë arsye kjo, mbase ka qenë një lapsus ose një gjë e momentit e kryeministrit, sepse prezenca apo qenie në një gjendje të jashtëzakonshme, apo në një luftë siç e thotë kryeministri, pavarësisht informal apo formal, ke nevojë të jetosh dhe të jetosh ke nevoja ekonomike. Informalitetin duhet ta sulmojmë në ditë paqeje dhe jo në ditë lufte. Kemi patur kohë ta bënim këtë përpara se të fillonte pandemia, pikërisht për këtë kemi bërë takim me kryeministrin, për ta ndihmuar edhe formalizimin e futbollit, ekipeve të futbollit dhe për ta ndihmuar me një paketë ligjore. Megjithatë qeveria mund të nxirrte një paketë dhe të ndihmonte ata që kanë paguar taksat“, u shpreh Duka.

 

Pak ditë më parë, i pyetur për ndihmën e kërkuar nga FSHF, Rama do të shprehej: "Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme, sikur janë kompani fasone dhe japin paga të majme. Klubet e futbollit le të shohin rreth e rrotull se çfarë bëjnë klubet në vende të tjera dhe të përshtaten me këtë luftë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...