Gjendet një kufomë në liqenin e Seferanit në Bashkinë e Belshit. Kufoma u gjet pasditen e të shtunës.
Burime nga vendngjarja bënë me dije se viktima është i seksit mashkull.
Paraprakisht raportohet se viktima është identifikuar si Enrik Paja 26 vjeç, banor i lagjes “Hysaj” Belsh.
I ndjeri gjate mesdites kishte shkuar per te gjuajtur peshk me kallama në liqenin e Seferanit. Ai është dalluar në liqen rastësisht nga një kalimtar i cili ka sinjalizuar policinë.
Paraprakisht dyshohet se 26 vjeçari duhet të ketë pësuar infarkt sepse trupi i tij është gjetur fare pranë bregut të liqenit në thellësinë 1 m.