Masat kundër COVID/ Kanadaja miraton faturën historike, subvencione deri në masën 75% të pagave për punonjësit që rrezikojnë punën

Diel, 12 Prill 2020 09:15

Ligjvënësit kanadezë miratuan një projektligj për të subvencionuar pagat me 75% në përpjekje për të stabilizuar ekonominë, ndërkohë që kryeministri Justin Trudeau e quajti koronavirusin, sfidën më të madhe të brezit të tij

Programi 52 miliardë dollarë- më shumë se një e katërta e planit fiskal emergjent të qeverisë deri më sot – u kalua për miratim në një seancë urgjente të Dhomës së Komunave ditën e djeshme.

Trudeau e krahasoi betejën kundër virusit me një luftë, pasi vendi rrezikon që të shkojë drejt një rënie të nivelit ekonomik, që nga koha e Depresionit të Madh. “Secili prej nesh ka një rol për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit tonë nga kërcënimi me të cilin përballet tani.”, tha ai.

Ky program do të arrijë të frenojë një valë të madhe të pushimeve nga puna. Më shumë se 5 milionë njerëz (një në katër punëtorë) aplikuan për ndihmë ekonomike këto javët e fundit. Ndërkohë që biznesit mund të ketë nevojë për ndihmë nga shteti, në mënyrë që të arrijë të paguajë punëtorët, maksimumi deri 847 dollarë në javë për çdo punonjës. Zyrtarët e qeverisë pohuan se subvencionet do të paguhen brenda dy deri në pesë javësh, shkruan ‘Bloomberg’.

Kryeministri kanadez pohoi të premten se në rastin më të mirë Kanadaja do të jetë në gjendje të lirojë masat shtrënguese dhe të kthejë disa sektorë në punë në verë, nëse qytetarët zbatojnë masat kundër përhapjes së COVID-19. Kanadaja ka konfirmuar deri më tani 22.500 raste me COVID-19 dhe 600 vdekje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...