Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 13 raste të reja nga koronavirusi duke e çuar në 446 numrin e të infektuarve. Ndërkohë deri më tani kanë humbur betejën me koronavirusin 23 persona.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 41 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar.6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 49 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 5 raste dhe Durrës me 2 raste. Pjesa më e madhe e rasteve të identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
- Tiranë 215 raste
- Durrës 41 raste
- Lushnje 6 raste
- Elbasan 15 raste
- Fier 32 raste
- Kavajë 8 raste
- Rrogozhinë 4 raste
- Korçë 17 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 57 raste
- Lezhë 14 raste
- Berat 2 rast
- Has 12 raste
- Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
- Pukë 5 raste
- Mirditë 3 raste