Laboratori i viruseve në Wuhan të Kinës, i njohur si epiqendra e pandemisë, po kryente eksperimente me lakuriqët nga shpella ku mendohet se është origjina e këtij shpërthimi shkatërrimtar.
Dokumentet e siguruara nga Daily Mail tregojnë se Instituti i Virologjisë në Kinë po kryente eksperimente për koronavirusin te kafshët e kapura 1 mijë milje më tej, në Yunnan. Te këto shpella mendohet se e ka origjinën sëmundja.
Gazeta britanike shkruan se qeveria amerikane kishte dhënë një grant prej 3.7 milionë dollarësh për këto kërkime.
Kodi gjenetik i Covid-19 ka zbuluar se origjina e virusit është në shpellat e Yunnan.
Ky lajm vjen në kohën kur gazeta britanike zbuloi se qeveria angleze druhet se pandemia mund të ketë ardhur pas një rrjedhje në laboratorin kinez.
Burimet lokale thonë se shkencëtarët e institutit janë infektuar pasi janë spërkatur me gjakun që përmbante virusin. Më pas e kanë kaluar infeksionin te komuniteti vendas.