431 persona kanë humbur jetën në Itali në 24 orët e fundit si pasojë e Koronavirusit, numri më i ulët që prej 19 Marsit.
Në rajonin më të prekur, Lombardinë, numri i viktimave ditore ishte vetëm 110, shifër që inkurajon më tepër për kapërcimin e krizës shëndetësore.
Sa i përket të infektuarve, numri total ka arritur në 156,363, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit ka patur 4,092 raste të reja.
Lajme të mira edhe sa i përket personave të shëruar, 1677 në 24 orët e fundit, dhe 34211 në total. Ndërsa në gjendje kritike për jetën gjenden 3,343 pacientë.
Italia është shteti i tretë në botë më i goditur nga COVID-19, pas SHBA-ve dhe Spanjës.