Një çift të rinjsh kaluan natën jashtë në pikën kufitare në Kakavijë. Mësohet se vajza 19-vjeçare është shtatzënë dhe gjatë natës ka shfaqur komplikacione shëndetësore dhe i është bërë testi për Covid-19.
Ajo po qëndron në kufi me bashkëshortin e saj në kufi dhe i është ndaluar hyrja sepse nuk kanë autorizim, njoftoi Oranews, që publikoi dhe pamjet.