Shkoi për vizitë te djali në SHBA, humb jetën nga Covid 19 zyrtari në Lezhë

Hënë, 13 Prill 2020 14:19

Ish-specialisti i Këshillit të qarkut Lezhë, Agron Vraja, ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në SHBA. Ai kishte shkuar në New York para dy muajsh tek djali i tij student, ndërsa pas infektimit Vraja fatkeqësisht nuk ka mundur t’i bëjë ballë kësaj beteje me COVID-19.

Vraja, 52 vjeç, ka mbajtur disa poste në administratën publike në Lezhë, ku ka krijuar dhe një rreth shumë të madh njohjesh e miqësish.

Lajmi i hidhur është bërë me dije përmes rrjeteve sociale nga miqtë e tij të cilët kanë shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Vrajës, para kohe.

Nuk dihet ende sesi do të procedohet me trupin e tij, dhe si do të kryhet procedura e varrimit, pasi çdo mundësi fluturimi drejt Nju Jorkut për momentin është e mbyllur.

Të shumta kanë qenë komentet e miqve të tij, që përmes dhimbjes nuk duan që ta pranojnë humbjen e madhe.

‘Ishte një ndër ditët më të vështira sot, kur mora lajmin e hidhur se miku e shoku im i mirë Agron Vraja, është ndarë nga jeta, në moshën më të mirë, në Neë York, duke lenë në pikëllim prindërit, gruan, djalin e vajzën.

Ngushëllimet e mija më të sinqerta per Ta! Me zemer jam prane Arbisit që po e perballon shumefish dhimbjen atje në New York! Kurajo Arbis! Zoti i merr per vete njerezit e mirë!’, shkruan një prej miqve të tij në rrjetet sociale.

Ndërkohë që prekës ka qenë dhe reagimi i zv.ministrit të Bujqësisë Gjokë Jaku, i cili ka qenë një mik i afërt me Vrajën dhe shkruan:

Të qoftë dheu i lehtë Gon i dashur!

Një zot e di sa do t’i mungosh gruas, djalit e vajzës, nanë Ferides e babë Hidrit, do na mungosh gjithë jetën dhe ne tjerëve që u rritëm bashkë, ndamë gjithçka e perditë tash 50 vjet, ishe si një vëlla kaq i mirë, një model që rrallë në jetë mund t’kesh fatin ta kesh pranë!

S’mund të ishte fati jot ky, s’mund të jetë arsyeja e zotit kjo, por kur kjo botë mizore shtrin duart për ta sfiduar natyrën, asnjeri prej nesh nuk di më se sa jetë do kemi, ç’fat na pret!

U prehsh në paqe vlla i dashur, zoti vetëm t’a ruajtë familjen!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...