Testimet/ Pse Pëllumb Pipero po sugjeron atë që kërkon PD prej kohësh

Hënë, 13 Prill 2020 19:24

“Rënia e numrit  të rasteve reja të infektuara do të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme gjatë javës së ardhshme. Në gjysmën e dytë të muajit Prill  do të ketë raste të reja më të pakta. Gjithsesi tregues i saktë  do të jenë rezultatet e mostrave, të analizave".

Kjo është deklarata e Profesor Pëllumb Piperos, dhënë për DW në datë 2 Prill. 

 

Por sot, mjeku i njohur, në një lidhje direkte për News 24 dha një tjetër deklaratë, ku kërkonte më shumë testime në mënyrë që të njihet sa më mirë situata në vend.

 

“Fundi i kësja epidemie ka filluar, në këtë pikë është e domosdoshme njohja dhe monitorimi i situatës, që qytetatarët të respektojnë vendimet e qeverisë. Ju them të gjithëve sa kohë nuk kemi mjekim të certifikuar dhe një vaksinë, e vetmja mundësi për të shmangur rastet, për të ulur kurbën për të mos përmbytur kapacitetet shëndetësore është respektimi i masave të qeverisë. Është esenciale të durojmë edhe pak”, tha ai.

 

Por pse ky ndryshim në qëndrim i Piperos?

Partia Demokratike, që në rastin e parë me COVID-19 në vendin tonë, ka kërkuar me ngulm shtimin e testimeve, ndërsa apeli i selisë blu ka rënë në vesh të shurdhër.

Kryeministri Edi Rama kërkesës së opozitës i është përgjigjur gjithmonë me ironi dhe disa herë edhe me tone fyese.

“A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë!” shkruan zoti Rama në rrjete sociale. “Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i’a fut kot.PIKË!", do të shprehej më datë 7 Prill shefi i qeverisë.

Ndërkohë duhet theksuar se, në tre ditët e fundit, në vendin tonë ka patur një shtim të rasteve të personave të infektuar, ku sigurisht Shkodra mbetet ende problematike.

Ditën e sotme 13 prill, për të tretën ditë me radhë, Ministria e Shëndetësisë njofton një numër në rritje të personave që konfirmohen pozitivë.

Në 24 orët e fundit, nga 193 testime në persona të dyshuar, 21 raste kanë rezultuar pozitivë. Drejtuesja e ISHP-së, Albana Fico tha sot gjithashtu, se janë bërë 4070 testime në total, nga të cilat pozitivë kanë rezultuar 467 persona. Pra kemi më shumë se 10% të të testuarve, të cilët rezultojnë të prekur nga virusi.

Duket se strategjisë për të kontrolluar situatën e shifrave me ‘urdhër nga lart’ po i del boja, sepse Shqipëria është i vetmi vend në botë ku virusi nuk po ecën me trendin e shteteve të tjera; nga piku në në një kurbë të sheshtë e pastaj rënie të numrit të të infektuarve. 

Mos vallë mjeku Pëllumb Pipero, i cili është në vijën e parë të luftës me pandeminë, e ka kuptuar se mënyra më e mirë për parandalimin e saj është testimi i gjerë në popullatë?...

Modifikuar më Hënë, 13 Prill 2020 19:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...