Rasti i Shkodrës/ Basha: Jo për fajin e qytetarëve, qeveria u zgjua vonë

Hënë, 13 Prill 2020 22:29

Shkodra është në vendin e dytë përsa i përket numrit të të infektuarve në vend, por për këtë situatë Lulzim Basha nuk fajëson qytetarët, por qeverinë që sipas tij u zgjua me vonesë.

"Masat duhen zbatuar kudo në Shqipëri, kjo jo vetëm ka qenë thirrja ime e përsëritur, por kemi bërë edhe spote. Kemi kërkuar masa prej dy javësh, i kemi treguar me vepra për këto masa. Është gabim i madh të bësh lojëra politike dhe të veçosh kur askush nga qeveria nuk e kanë veçuar Shkodrën si problem pas një fundjave u zgjuan dhe thanë se Shkodra është problem. Shkodra është problem por jo prej qytetarëve. Shkodra ka tre pika kufitare.

Opozita u bën thirrjeve të gjithëve të zbatojnë masat, distancimi social shpëton jetë, ndihmon në frenimin e epidemisë, por duhet që gjithsecili po bën punën e vet. Duke mbështetur të gjitha masat për distancimin social dua të bëj thirrje që cdo kush të kryejë detyrën e vet dhe qeveria të përgjigjet me masa mbështetëse për njerëzit në nevojë, mjekët, dhe testime masive e mbështetje reale për ekonomikë. Biznes i mesëm apo i madh", tha Basha.

 
 

Sipas liderit të opozitës, "Qeveria duhet të ndryshojë kryekëput strategjinë për testimet. Pa testime, nuk dalim dot nga karantina në mënyrë të suksesshme. Shqipëria ka nevojë për një strategji për të cilën kyçe është testimi. Dhe sot kemi parë lajme shumë shqetësuese nga çdo qytet". 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...