Lajm i mirë nga Sanatoriumi/Ishte në gjendje të rëndë, 71-vjeçarja pacientja e parë me COVID-19 që nxirret nga intubimi

Tuesday, 14 Prill 2020 09:44

Për herë të parë pas 5 javësh, spitali “Shefqet Ndroqi”, ose ndryshe spitali COVID 2 arrin të nxjerrë nga intubimi, pra nga frymëmarrja e drejtuar një person. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi se është një grua 71-vjeccare, e cila ishte prej 2 javësh e intubuar.

Ajo ishte sjellë në Sanatorium nga spitali Infektiv për një trajtim më të specializuar. Aktualisht gruaja trajtohet me oksigjen dhe vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve. Në total në Sanatorium janë 9 persona. Me daljen e 71-vjeccares nga intubimi, mbeten dhe 4 persona të tjerë në intubuar.

Ky është rasti i parë në vend që një person me COVID-19, i intubuar në gjendje të rëndë, falë reanimatorëve shkëputet nga aparatura e frymëmarrjes së drejtuar për t’u ‘kthyer’ në jetë. Në Shqipëri në 24 raste kanë qenë fatkeqe të 24 pasi nuk kanë arritur të dalin nga intubumi dhe kanë ndërruar jetë.
Më herët nga terapia intensive në Sanatorium janë nxjerrë edhe dy persona të tjerë nga terapia intensive në pavijon, në gjendje të mirë shëndetësore, të cilët më parë nuk ishin të intubuar por ishin me frymëmarrje me oksigjen.

Modifikuar më Tuesday, 14 Prill 2020 10:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...