“Shkuan të blinin 2 kg patate, u arrestuan si kriminelë”, historia e çiftit nga Durrësi që qëndruan 3 ditë në paraburgim se thyen karantinën

Tuesday, 14 Prill 2020 11:33

Ndonëse po jetojmë momente të vështira për shkak të pandemisë globale të COVID-19, ku qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë në banesa, një histori e pazakontë vjen nga Durrësi.
Bëhet fjalë për Marsel Papajorgjin, 31 vjec dhe Oksana Ppapajorgjin, prindër të një vajze 8-vjeçare, të cilët kanë qëndruar për tre ditë në dhomat e paraburgimit të Durrësit pasi janë ndaluar nga policia e duke blerë produkte ushqimore në markatën e qytetit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se burrë e grua, banorë të lagjjes nr. 8 në Durrës u arrestuan me akuzën e thyerjes së karantinës, pasi kishin dalë çift në markatë, dhe duke mos ju përmbajtur masave mbrojtëse për virusin. Në gjykatë mes ankthit dhe frikës për të ardhmen e tyre gjykata vendosi “arrest shtëpie”.
Nëna e 31-vjecarit, e cilësoi arrestimin e djalit dhe të nuses së saj të padrejtë. “Dolën të blinin dy kile patate dhe u arrestuan si kriminelë. Nuk kanë bërë asgjë për të shkuar në polici e të qëndronin atje tre ditë. Nusja është e huaj ruse nuk di as gjuhën mirë”, tha nëna e djalit, shkruan ‘BalkanWeb’. Edhe avokati mbrojtës Ilia Ilia e konsideroi arrestimin të padrejtë. Policia e Durrësit ka ashpërsuar masat dy ditët e fundit për çdo dalje të qytetarëve nga shtëpia kërkohet leja e miratuar nga E-Albania.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...