Nga Tritan Shehu
Eshte absurde te mendosh se per qytetaret eshte kercenim vetem Corona, ose nje patologji tjeter e grupit te “urgjences ekstreme” si trauma, apendiciti..!
Ka dhe shume patologji medikale a kirurgjikale te grupit te “urgjencave te progamuara”, te rrezikeshme keto, midis tyre dhe tumoret...
Ka te tjera qe megjithese nuk rrezikojne menjehere jeten duhen trajtuar se pacienti invalidizohet duke rrezikuar edhe ate, per ilustrim demtimet e artikulare kryesore, semundje te organeve etj.
Ka patologji kronike per te cilat pacienti duhet te trajtohet ne vazhdimesi nga specialistet e te shtrohet periodikisht.
Aktualisht sot keta jane jashte kontrollit e nevojave prej:
—Konfuzionit me mjekun e familjes nga mungesa e instruktimit e mbrojtjes se tij per epidemine, qe e ben ate te qendroje larg dhe nga te semure kronike e akute jashte saj.
—Bllokimit te aktiviteteve patologjike e kirurgjikale te spitaleve publike, perfshi dhe QSUT ku as sektori i konsultave nuk funksionon, duke renduar mos trajtimin adeguat te atyre pacienteve.
Shikoni sa eshte diferenca ne statistika ne te gjithe vendin psh e trajtimit kirugjikal te tumore, midis ketij viti e nje viti me pare, e protezave kur implantimi i tyre ishte ne harkun e nje urgjence, sa jane te shtruarit kronike a me patologji qe kane nevoje per trajtim te shpejte ne repartet medikale etj, per te kuptuar perkeqesimin e ofrimit te sherbimit; ketu nuk behe fjale per kirurgji estetike!!!!
Ne keto kushte per pacientet ka dy mundesi, ose te presin duke u perkeqesuar, ose te drejtohen te privati duke paguar nga xhepi i tyre.
A ka zgjidhje? Gjithmone ka, shtrimi normal i ketyre pacienteve ne klinikat publike nen testimet per Covid e masa te tjera, qe eshte themeli, apo dhe me nje bashkepunim me privatin, por gjithmone me rimbursim per pacientin.