Basha: Dy paketat e qeverisë gjysmake. Kosova vetëm në të parën ka dhënë 170 mln euro

Tuesday, 14 Prill 2020 22:36

Në një lidhje direkte për emisionin “Tempora” në Ora News, kryetari i PD, Lulzim Basha tha se 2 paketat e shpallura nga kryeministri Edi Rama në kundër të krizës nga Koronavirusi janë gjysmake.

Sipas liderit të opozitës, këto janë paketa të pamjaftueshme, duke përmendur Kosovën si shembull, që ka dhënë 170 mln euro vetëm në paktën  parë.

"Biznesi i vogël pretendon se pagesa prej 26 mijë lekësh, është pothuajse e barabartë me shumën e detyrimeve që duhet të paguajë në periudhën janar-shkurt-mars. Nëse duhet të paguajë 24 mijë lekë dhe qeveria i pej 26 mijë lekë atëherë do të thotë që përfiton vetëm 2 mijë lekë. Këto janë detyrime tatimore. Problemi është se nuk ka likuiditet. Biznesi ka kërkuar që të konsultohet sepse edhe ata kanë idetë e tyre, të cilave edhe ne u kemi dhënë zë. Një pjesë e këtyre ideve janë reflektuar në paktën e shpallur nga Rama dhe presim VKM-në të zbardhet për të dhënë gjykimin tonë final. 

 

Të dyja paketat janë gjysmake dhe në total nuk kalojnë 100 mln euro, ndërkohë që Kosova vetëm në paketën e parë ka dhënë 170 mln euro. Pse kemi kërkuar që kjo paketë të mos vonohet. Kjo po jepet si shpërblim për papunësinë, pasi biznesi është në koma. Pse duhet të prisnim që këta njerëz të nxirreshin nga puna për t’i paguar, pse të mos stimulonim pra 3-4 javësh biznesin që të kishte likuiditet që të kishte para që të paguante të punësuarit. Së pari do të mbahej në këmbë në punë punëdhënësi. Shqipëria i kishte dhe i ka mundësitë monetare për t’i kompensuar bizneset", u shpreh ndër të tjera Basha.

 
 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...