Më vendim të shtabit të mbrojtjes civile dhe AKU, është bllokuar këtë mëngjes puna në tregun e Orizit në Vlorë, 1 prej tre tregjeve në qytet.
Mosrespektimi i distancave nga qytetarët ka qenë një prej arsyeve kryesore që ka çuar në vendimin.
vlore
Pas këtij vendimi, tregtarët kanë protestuar përpara bashkisë duke kërkuar rikthimin në punë, duke argumentuar se “në këto kushte nuk përballohet jetesa”.
Protesta ka vijuar në ambientet e tregut, ku AKU i ka kërkuar bashkisë përmbushjen e disa standardeve në përmirësim të kushteve të operimit.
Mes tyre ndalimin e qarkullimit të automjeteve brenda tregut dhepikëzimin për ruajtjen e distancave.
Në tregjet e tjera ka pas përmirësim të kushteve por pavarësht kësaj kanë operuar normalisht.