Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë jep një njoftim të rëndësishëm për besimtarët e saj lidhur me Pashkët Ortodokse.
Kisha iu bën thirrje besimtarëve të ndjekin të gjitha lutjet përmes radios, pasi ato do të zhvillohen me dyer të mbyllura në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë.
Njoftimi i Kishës Ortodokse:
Në kushtet e vështira në të cilat ndodhemi, përsërisim njoftimin për të gjithë besimtarët e krishterë orthodhoksë se shërbesat e “Javës së Madhe dhe të Shenjtë” do të zhvillohen në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë, me dyer të mbyllura. Inkurajojmë dhe nxisim të gjithë besimtarët që këto shërbesa lutjeje t’i ndjekin nga:
Radio “Ngjallja”, audio – video. Radio “Ngjallja”, në valët FM Tiranë-Durrës 88.5, Korçë 88.7, Elbasan 93.4, Fier 98.7; në internet: në Facebook Radio “Ngjallja” dhe në Web http://www.radiongjallja.org.