Presidenti Trump paraqet planin me tre faza për rihapjen e vendit

Premte, 17 Prill 2020 22:53

Presidenti Donald Trump u dha të enjten guvernatorëve një udhërrëfyes që do të ndihmojë shtetet e tyre për të rimarre veten nga situata e vështirë ekonomike e krijuar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Udhëzimet parashtrojnë "një qasje me faza dhe të matur" për t'iu rikthyer aktivitetit normal në vendet që kanë një sistem të fortë testimesh e po shohin një ulje të raste me COVID-19.

Udhëzimet e reja kanë për qëllim lehtësimin e kufizimeve në zonat ku niveli i infektimit është i ulët ndërsa do të vazhdojnë kufizimet e rrepta në zonat më të goditura.

Në to bëhet e qartë se kthimi në normalitet do të jetë një proces shumë më i gjatë nga sa e parashikoi fillimisht zoti Trump.

“Nuk do të hapemi krejtësisht menjëherë, por me hapa shumë të kujdesshëm të njëpasnjëshëm. Dhe disa shtete do të mund të hapen më herët se të tjerët. Disa shtete nuk janë në gjendje aq të keqe sa të tjerët”, tha Presidenti Trump në konferencën e përditshme për shtyp.

Zyrtarët federalë kanë paralajmëruar se disa masa distancimi social mund të kenë nevojë të mbeten në fuqi deri në fund të vitit me qëllimin për të parandaluar një shpërthim të ri.

Presidenti Trump tha se ndërsa amerikanët e shëndetshëm do kthehen në punë, në përputhje me kushtet në terren, kufizimet do të vazhdojnë për më të rrezikuarit.

"Është e rëndësishme që po përdorim parametra të qartë shkencorë për të testuar rastet e reja dhe kapacitetin e spitaleve, që duhen plotësuar para se kalohet nga një fazë tek tjetra”, tha Presidenti Trump.

Udhëzimet e reja kryesisht forcojnë planet tashmë në fuqi të guvernatorëve, të cilët kanë përgjegjësinë kryesore për shëndetin publik në shtetet e tyre.

"Guvernatorët do të kenë autoritetin të marrin masa në përputhje me rrethanat e veçanta të shtetit të tyre. Çdo shtet është ndryshe. Nëse duhet të qëndrojnë të mbyllur, do t’i lejojmë ta bëjnë një gjë të tillë. Dhe nëse besojnë se ka ardhur koha për t’u rihapur, ne do t’u japim lirinë dhe udhëzimet për ta realizuar një gjë të tillë”, tha Presidenti Trump.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi i quajti të enjten udhëzimet e Presidentit Donald Trump për rihapjen e ekonomisë "të paqarta dhe jokonsistente" dhe tha se duhej të bëheshin më shumë testime për koronavirusin.

"Dokumenti i paqartë dhe i paqëndrueshëm i Shtëpisë së Bardhë nuk bën asgjë për të kompensuar për dështimin e Presidentit për të dëgjuar shkencëtarët dhe për të prodhuar dhe shpërndarë testime të shpejta në nivel kombëtar," tha zonja Pelosi në një deklaratë.

Sipas udhërrëfyesit, vendet me infeksione në rënie dhe testime të forta do të fillojnë një rihapje graduale me tre faza të bizneseve dhe shkollave.

Në fazën e parë, plani rekomandon ruatjen e një distance të rreptë fizike për të gjithë njerëzit kur ndodhen jashtë shtëpive të tyre. Grumbullime njerëzish më të mëdha se 10 persona duhet të shmangen si dhe sugjerohet të shmangen udhëtimet e parëndësishme.

Në fazën e dytë, njerëzit inkurajohen të maksimizojnë distancën sociale kur është e mundur dhe të kufizojnë tubimet me më shumë se 50 persona përveç rasteve kur merren masa paraprake. Udhëtimet mund të rifillojë gjatë kësaj faze.

Në fazën e tretë parashikohet një kthim në normalitet për shumicën e amerikanëve, duke u përqëndruar tek identifikimi dhe izolimi i çdo infeksioni të ri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...