Kryepeshkopi Janullatos, mesazh besimtarëve ortodoksë:Pandemia,le t’i kundërvihemi me të mospasurit frikë

Saturday, 18 Prill 2020 14:43

Kryepeshkopi Anastas Janullatos vjen me një mesazh kushtuar besimtarëve ortodoksë me rastin e Pashkëve.
Ndonëse këto nuk janë kremtime të zakonshme Pashkësh, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, Janullatos u drejtohet besimtarëve me fjalët e shpresës.
“Befasisë dhe shqetësimit që shkaktoi kjo pandemi, le t’i kundërviheme me të mospasurit frikë”, shprehet në mesazhin e tij Janullatos.
MESAZHI I JANULLATOS
Pashkë të mbarë, vëllezër dhe motra! Befasisë dhe shqetësimit që shkaktoi kjo pandemi, le t’i kundërvihemi me të mospasurit frikë që na fal Krishti i Kryqëzuar dhe i Ngjallur. Një mospasje frikë plot me paqe dhe solidaritet. Sivjet nuk do të mund ta transmetojmë dritën e Ngjalljes, nga njëra llambadhë te tjetra. Le të transmetojmë dritën e shpresës dhe të mospasjes frikë që na fal Krishti nga njëra zemër te tjetra! Krishti u Ngjall!

Modifikuar më Saturday, 18 Prill 2020 14:46
Login to post comments