Arrestohen tre shqiptarë kryen me shumë se 40 grabitje, hynin në banesa dhe mbyllnin…

Diel, 19 Prill 2020 11:56

Tre persona janë arrestuar për vjedhje, ndërsa hetimet ndaj tyre zgjatën për dy muaj.

Në pranga përfunduar tre shqiptarë, të specializuar për vjedhjen e apartamenteve.

 
 

Grabitja e parë ndodhi në në Osimo më 9 dhjetor të vitit të kaluar në një shtëpi, ku vodhën një bizhuteri 300 euro.

 

Mëngjesin e djeshëm, karabinierët zbatuan urdhër-arrestet e lëshuara, duke i akuzuar ata për gjashtë vjedhje të rënduara në shtëpi si dhe dy në tentativë, të kryera në Marche, një në provincën e Ankonës, tre në provincën e Macerata dhe dy në provincën e Pesaro .

 

Të gjitha grabitjet kishin karakteristika të përbashkëta, përfshirë periudhën kohore (ndërmjet 17 dhe 20), distancën e shkurtër të ecjes ndërmjet një shtëpie dhe një tjetre, hyrjen në shtëpi nga prapa, duke u ngjitur në katet më të larta nëpërmjet kangjellave dhe ulluqeve.

Pasi arritën në ballkon, pasi thyen xhamin e dritares ose vetë dritaren, kriminelët hynë në apartament për të mbyllur derën e hyrjes nga brenda, duke vendosur kolltuqe apo mobiljes, për të vepruar në këtë mënyrë të pashqetësuar.

Gjatë kontrolleve, si të automjeteve të përdorura prej tyre ashtu edhe të shtëpive, policia gjeti sendet e vjedhura si dhe mjetet e përshtatshme për të kryer grabitjet.

Të njëjtët të dyshuar janë raportuar për 43 vjedhje të tjera të kryera në provincat Pesaro-Urbino, Rimini, Ravenna dhe Forlì, për të cilat prokurorët kompetentë po procedojnë.

Image

 
 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...