TIRANA
Deri tani asnjë urgjencë nuk është paraqitur me pacient të infektuar apo dyshuar me COVID-19.
Teksa në spitalin tjetër COVID-2 janë 4 pacientë të intubuar, kurse pacientja që u nxorr nga intubimi është drejt përmirësimit dhe drejt shënimit të rastit të parë që një pacient i intubuar në Shqipëri i shpëton COVID- 19. Ajo po mbahet në terapi intensive dhe pritet të kalojë në pavion.
Po ashtu sot është lajmëruar se fillojnë analizat seriologjike apo imunologjike IGG dhe mësohet se të parët që do i kryejnë janë personeli shëndetësor dhe policët.