Në 2 spitalet COVID ka 44 të shtruar, 10 në terapi intensive, 5 prej tyre më rëndë

Hënë, 20 Prill 2020 12:20

Aktualisht në vendin tonë janë 231 persona të infektuar aktivë. Në përditësimin e të dhënave Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se, përqindja e të shëruarve është më e lartë krahasuar me të infektuarit aktivë dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.
Por si është gjendja e të shtruarve në dy spitalet COVID në vend? Sipas MSH-së, në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 44 pacientë.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar, prej të cilëve 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar.

 

Login to post comments