Kush janë 3 rastet e reja të infektuar në Shkodër, mes tyre një polic i FNSH dhe një shitëse buke

Hënë, 20 Prill 2020 13:21

Shkodra vijon të jetë qyteti i ditë, pas Tiranës, më i prekuri nga koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar pozitivë edhe tre raste të reja.

Ndërkohë, gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se njëri prej rasteve të reja të infektuar me COVID-19 është efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, një tjetër është shitëse buke, ndërsa i treti është pacient.

Deri më tani, në Shkodër janë infektuar me koronavirus 99 persona.

Login to post comments