Thyen karantinën, gjobiten me 700 mijë lekë tre punonjës fasonerie

Tuesday, 21 Prill 2020 10:17

Policia e Krujës ka ndëshkuar me gjobë 700.000 lekë, për shkelje të vetëkarantinimit të detyrueshëm, 3 punonjës në një fasoneri në Krujë. Gjatë kontrollit policor ata nuk u gjetën në banesë gjatë kontrollit.

"Këtyre shtetasve, punonjës në një fasoneri në Krujë, e cila është mbyllur me datë 15.04.2020, iu është thënë të vetëkarantinohen, por ata janë konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tyre dhe janë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë"thotë policia.

 

Me gjobë u ndëshkuan:

 

-Sh. P., 51 vjeç, banues në Fushë Krujë;

 

-O. H., 28 vjeç, banues në Borizanë;

-A. B., 41 vjeç, banues në Borizanë;

Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara në Krujë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 5 lokale të hapura, ndaj të cilëve është marrë masë administrative sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7.

Ndërkohë nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës është arrestuar në flagrancë shtetasi B. Z., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 8, Durrës, duke lëvizur me mjetin tip "Volkswagen" pa autorizimin përkatës dhe në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l".

Login to post comments