Një jetë të tërë në reanimacion, ka ndihmuar qindra pacientë, por këtë radhë ishte vetë me maskë dhe me oksigjen.
Mjeku reanimator Roland Xhaxho, që mundi koronavirusin, pas një trajtimi në Infektiv tregon për “News 24” betejën me sëmundjen, ndërkohë që i duhet të rrijë në izolim edhe për 14 ditë.
“Nuk u futa në reanimacion, me ndihmën e kolegëve u krijua një dhomë thuajse si reanimacion dhe isha koshent për gjithcka, vetë monitorizoja vetveten, duke qenë mjek reanimator e dija mirë se cfarë duhet të asistoja, cfarë sasie oksigjeni të përdorja e me radhë, dhe përpiqesha të gjeja një regjim të respiratorit sa më optimal për veten”- thote ai, duke shtuar se “unë kam trajtuar shumë të sëmurë dhe i kam parë, por ndryshe është kur e provon veten, e vecanta është që në momentet më të vështira une doja te dëgjoja muzikë, edhe pse isha me maskë dhe me oksigjen”.