Rasti i parë i konfirmuar me koronavirus në burgjet shqiptare është ai i një 42-vjeçari, të arrestuar nga RENEA në vitin 2018.
Burime bëjnë me dije për Abc News se, bëhet fjalë shtetasi italian me iniciale G.C, i arrestuar në vitin 2018 nga forcat RENEA të Durrësit, për trafik droge.
Ai njihet si një nga bosat e klanit mafioz Di Cosimo në Bari dhe ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2017.
Pak muaj më parë SPAK skuestroi 9 asete pasurore në emër të G.C.mes tyre një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, arë dhe truall me sipërfaqe 5mijë e 954 m2, 4 makina dhe 2 llogari bankare 3 mln lekë e 22 mijë €.
Mësohet se ai qëndron në paraburgim 313 në pritje të procesit gjyqësor, ndërsa akualisht është karantinuar larg të burgosurve të tjerë. Ndërkohë nga Drejtoria e Burgjeve nuk ka ende një reagim për rastin në fjalë.