PDIU thirrje prokurorisë për hetime për vjedhje në çmimin e maskave

Tuesday, 21 Prill 2020 19:01

REAGIMI I PDIU

Në këto ditë dramatike për shqiptarët duket se Rilindja vazhdon me mënyrën e saj të punës pa patur asnjë merak për urinë, mjerimin, sëmundjet dhe papunësinë e ulur këmbëkryq në vend.
Pas tenderit të maskave dhe veshjeve, ku në shumën prej 3.5 milion euro vidheshin 1,7 milionë, sot pamë skandalin tjetër ku një kit testimi për Koronavirusin blihej 4 herë më shtrenjtë sesa çmimi me të cilin vinte në vend, nga 21 mijë lek që është çmimi real me të cilin arrin në vend një kit testimi, në 81 mijë lekë, çmimi i blerjes nga qeveria shqiptare. Për çdo kit të blerë do duhej të ishin blerë 4 kite testimesh, dhe në këtë rast thithlopa e Rilindjes ka thithur 75% të vlerës së përgjithshme të tenderit, të cilat janë paratë e shqiptarëve.
Në këtë kohë të vështirë Pandemie, Rilindjen e ka zënë pandemia e abuzimeve me tenderat të cilat I kanë shpallur të gjitha sekret, me arsyen e vetme që të fshehin gjurmët e abuzimeve skandaloze.
Kërkojmë urgjentisht që të hiqet sekretimi dhe të bëhen publike se si po përdoren paratë e shqiptarëve në ditët më të vështira për ta.
I bëjmë thirrje prokurorisë që të dalë nga vetëizolimi dhe të hetojë çdo abuzim e aq më shumë në këtë kohë mbijetese për të gjithë Shqiptarët.

Login to post comments