Greqi, 156 raste të reja me COVID-19, 5 viktima në 24 orë

Tuesday, 21 Prill 2020 20:18

Greqia vijon sërish të shënojë ulje në numrin e personave të infektuar nga COVID-19 krahasuar me ditët e mëparshme. Gjatë 24 orëve të fundit, Ministri i Shëndetësisë Sotiris Tsiodras deklaroi se janë shënuar 156 raste të reja, 150 prej të cilëve janë refugjatë të akomoduar në qytetin e Kranidit.

Dita e djeshme ishte dhe dita me bilancin më pozitiv ku u regjistruan vetëm 10 persona të infektuar. Ndërsa numri i viktimave sot është rritur me 5 duke e çuar totalin në 121 të vdekur.

46 persona kanë lënë spitalet ditën e sotme ndërsa numri i personave të intubuar është 59. Në të gjithë vendin që prej fillimit të pandemisë janë kryer 55,466 teste.

Login to post comments