828 viktima 24 orët e fundit në Britani

Tuesday, 21 Prill 2020 20:21

Britania e Madhe edhe sot ka regjistruar një bilanc dramatik të viktimave të pandemisë. Autoritetet kanë bërë të ditur se të vdekurit janë 828.

Ky numër gjithsesi, duhet të marrë parasysh faktin që një pjesë e vogël e tyre i referohen muajit mars, dhe se pjesa tjetër ishte të dhëna edhe të fundjavës.

Nga ana tjetër, autoritetet po shikojnë mijëra vdekje që nuk janë cilësuar fillimisht si koronavirus, por që tashmë mund të quhen të tilla. Kjo do të çonte numrin total të viktimave, nga 17382 në më shumë se 25 mijë.

Virologët anglezë që po analizojnë po fillojnë të thonë se piku i epidemisë në Britani ka kaluar tashmë. Madje përcaktohet edhe një ditë, që është 8 prilli.

Java midis 4 dhe 10 prillit, sipas të dhënave, ka qenë ajo me vdekshmërinë më të lartë në 20 vitet e fundit, ku një në tre persona në Britani ka vdekur me COVID-19.

Login to post comments