Në një lidhje direkte për emisionin "Krasta Show" në Syri TV, gazetari i njohur i ekonomisë Klodian Tomorri, teksa komentoi ndikimin e Koronavirusit në ekonominë e vendit, u shpreh se, skenarët për Shqipërinë janë të zymtë.
I pyetur nga Adi Krasta se çfarë rreziku kërcënon Shqipërinë, gazetari dha dy aspekte.
"Janë dy rreziqe. Ndikimi afatshkurtër është falimentimi i shtetit. Shqipëria ka nevojë në valutë. Deri në fund të vitit duhen 1.2 miliard euro për të shlyer borxhin e marrë nga qeveria. Bëhet fjalë për eurobondin e 2015-ës që duhet shlyer brenda këtij viti, përndryshe vendi do të jetë në një rrezik serioz me pasoja katastrofike për ekonominë. Në afatgjatë, bllokimi i ekonomisë për njhë kohë të gjatë mund të shkatërrojë efektet prodhuese të ekonomisë", tha Tomorri.
"Ky vit do të jetë i tmerrshëm, recensioni do të jetë i thellë. FMN flet për një ulje të ekonomisë me 5%. Skenarët janë disa", shtoi gazetari.
Ndërsa ish-zv.ministrja e Financave Irena Beqiraj u shpreh se, ekonomia e vendit për vitin 2020 ka rënë me 20% të PBB.
Sipas saj, qeveria duhet të ketë një ndërhyrje për të zbutur ndikimet e pandemisë në ekonominë e vendit.
Emisioni LIVE:
© SYRI.net