Tiede për 'Krasta Show': Rama është tërhequr nga padia. Kemi dëshmi dhe prova të reja

Tuesday, 21 Prill 2020 21:30

Në një lidhje live për "Krasta Show" në Syri TV, gazetari i "Bild", Peter Tiede rrëfeu ekskluzivisht për publikun shqiptar se si qëndron e vërteta e padisë së kryeministrit Edi Rama në drejtësinë gjermane.

Sipas tij, Rama është tërhequr nga padia, ndërsa shtoi se ka siguruar dëshmi dhe prova filmike të reja.

 
 

Kur u informuat për tërheqjen e padisë?

 
 

"Zoti Rama më ka paditur në Frankfurt. Jam informuar që kjo padi nuk ekziston më. Kemi pasur shumë intervista me shumë dëshmitarë dhe mesa di unë, zyrtarisht nuk kam informacione, por padia nuk ekziston më", tha gazetari gjerman.

 

I pyetur nga Adi Krasta nëse e priste me kërshëri një përballje gjyqësore me Ramën, Tiede u shpreh: "Do kisha dëshirë që të shkonte në një përballje publike, për më tepër që kishim dëshmitarë të rinj, regjistrime video dhe jam i trishtuar që nuk do kemi një proces gjyqësor".

Gazetari Tiede shtoi se, padia e kryeministrit shqiptar ka qenë ndaj gazetës "Bild" e jo ndaj tij personalisht. 

Login to post comments