Nesër fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe besimtarët myslimanë dhe bektashinj në Shqipëri dhe gjithë botën fillojnë agjerimin.
Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Edmond Brahimaj ka një mesazh për besimtarët dhe ata që agjërojnë duke i uruar që zoti t’u pranojë lutjet.
Baba Mondi thotë se koronavirusi në këtë muaj është vështirësi më tepër dhe i bën apel besimtarëve të agjerojnë sipas mundësive dhe aftësive. Po ashtu ai citon Profetin Muhamed ”Përshtatju kohës” duke shtuar se shqiptarët edhe pas tërmetit edhe pas koronavirusit do dalin faqebardhë para vetes dhe zotit.