‘Po kthehemi nga funerali i një miku’/ Si u kapën shqiptari me mikun e tij me makinën e mbushur me kokainë
Një shqiptar 37 vjeç dhe një miku i tij, 29 vjeçar Brazilian, u arrestuan nga policia italiane në fundjavë pasi në makinën me të cilin udhëtonin u gjet një sasi e konsiderueshme kokaine.
Ata u kapën nga policia ndërsa kishin hyrë në Bergamo, duke thyer masat e qeverisë. Në momentin e ndalimit ata I thanë policisë se ishin në funeralin e një mikut të tyre.
Gjithçka ndodhi në mbrëmjen e 18 prillit.
Në drejtimin e makinës ndodhej shqiptari, Por duket se justifikimi nuk i ka shpëtuar nga prangat. Pas një kontrolli të imtësishëm në makinë, policët u bindën për dyshimet e tyre.
Dyshimet u rritën edhe më shumë pasi shqiptari kishte të veshur vetëm një çorape. Ndërkohë që çorapja tjetër u gjet e mbushur me kokainë ku u gjetën 37 gram lëndë narkotike.