Qeveria e re/ LDK dhe AAK nisin bisedimet për koalicion qeverisës

E mërkurë, 22 Prill 2020 18:20

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë filluar takimet në kuadër të përpjekjeve për arritjen e koalicionit të ardhshëm qeverisës në Kosovë.

Liderët e të dy partive, Isa Mustafa i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-ë kanë zhvilluar një takim në të cilin, sipas informacioneve që u dhanë më pas, është diskutuar vetëm për lidhjen e koalicionit, por jo edhe për ndarjen e pozitave, raporton Rel.

Besnik Tahiri, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha gjatë një konference për gazetarë se takimi kishte si qëllim trajtimin e çështjes së koalicionit. Por, ai tha se fillimisht pritet vendimi i presidentit Hashim Thaçi në lidhje me mandatin kushtetues që duhet t’ia ofrojë eventualisht, LDK-së për formimin e qeverisë.

 

Presidenti Thaçi ka paralajmëruar se këtë javë do të ndërmerr veprime konkrete për formimin e qeverisë së re. Këto veprime, Thaçi pritet t’i ndërmerr si rezultat i votimit në Kuvend të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës më 25 mars.

Thaçi i ka kërkuar disa herë partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje që ta caktojë mandatarin për formimin e qeverisë, por Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti ende nuk e kanë nominuar mandatarin.

Nisur nga ky mosveprim i Vetëvendosjes, partia e dytë në zgjedhje, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur gatishmërinë që ta formojë qeverinë pa Vetëvendosjen. Pjesë e qeverisë që do të drejtohej nga LDK-ja, nuk do të jetë as Partia Demokratike e Kosovës. Kështu të paktën ka deklaruar lideri i saj, Kadri Veseli.

Takimi i liderit të LDK-së, Isa Mustafa me AAK-në ishte i pari në vazhdën e krijimit eventual të një koalicioni qeverisës. Takime të ngjashme priten edhe me Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re, Listën Serbe si dhe komunitetet tjera joshumicë, pasi që për formimin e qeverisë, Mustafës do t’i nevojiten të paktën 61 vota në Kuvend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...