Gjatë ditë së sotme, Italia po vijon me hapa pozitivë drejt uljes së bilancit tragjik të shkaktuar nga pandemia e COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 437 viktima, ku numri i të infektuarve është rritur me 3 370 duke shkuar në total 187 327 persona.
Edhe numri i të shëruarve është rritur, vetëm 29433 në 24 orë, duke eçuar në 54 543 numrin total të të shëruarve.
Gjithsej janë shënuar 25,050 viktima si pasojë e koronavirusit.
Edhe numri i pacientëve në rradhët e terapisë intensive është ulur, ku ditën e sotme numërohen 87 më pak.
Ndërkohë në Lombardi që është më e prekura nga koronavirusi në Itali në 24 orët e fundit janë regjistruar 161 të vdekur, duke e rritur në 12 740 numrin total të vdekjeve në këtë rajon.