Një prej kryeinfermiereve të Pediatrisë së Përgjithshme në QSUT ka rezultuar pozitive me Covid 19.
Dyshohet se kryeinfermierja është infektuar gjatë ceremonisë së varrimit të gjyshit të saj në Burrel, raporton ABC News.
Stafi tjetër i pediatrisë është thirrur sot në orën 10.00 për të bërë tamponin.