Nderkohe qe bilanci i te prekurve shenon rritje nga dita ne dite, vetem sot me 29 raste te reja, ne dy spitalet COVID ne vend, vijon beteja per sherimin e pacienteve te shtruar.Infektivi-pacientët-koronavusi (6)
Ministria e Shendetesise ka bere sot me dije se ne dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.
“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 26 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion”- ka njoftuar ministria. .