Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka ironizuar kryeministrin Rama, ndërsa shkruan në “Facebook” se ai sheh ëndrra me “fanar”.
Vasili publikon një deklaratë të Ramës, i cili thotë se “asnjë vend në glob nuk ka bërë asgjë më shumë sesa kemi bërë për të luftuar koronavirusin”, ndërsa thekson se një gjë të tillë nuk e ka thënë asnjë drejtues shteti, në asnjë vend të botës.
‘Edi Rama natën e mirë dhe ëndrra të bukura me “Fanar” !
Edi Rama thotë: se asnjë vend në glob nuk ka bërë asgjë më shumë se sa ai për Pandeminë në Shqipëri.
Ja lexojeni ç’thotë Edi :
“Unë di të them këtë, dhe di ta faktoj këtë që po them, asnjë vend, asnjë vend në glob nuk ka bërë asgjë më shumë sesa kemi bërë. Asgjë më shumë”.
Këtë nuk e ka thënë asnjë drejtues shteti në asnjë vend të botës për Pandeminë e Coronavirusit në vendin e tyre!
Ndërsa Edi e tha me gojën plot. He ty t’pastë rilindja Edi se e rilindë Fanarin.
Sot ishin sërish maksimumin plot 29 raste të reja me Coronavirus, por Edi prap shkëlqen…!?
Ishim në kohen e Partisë së Punës: “Fanar i vetëm i ndërtimit të socializmit në brigjet e Adriatikut” dhe përfunduam të hanim bukë me tollon.
Tani jemi sipas Ramës prap “Fanar në botë për Pandeminë” dhe përfunduam me mijra shqiptarë pa punë, që vuajnë për bukën e gojës.
Këto jane ëndrrat me Fanar të Edi Ramës.
Naten e mirë Edi dhe ëndërra të bukura….!?