Bizneset që hapen prej 27 Prillit...

Premte, 24 Prill 2020 08:40

Ministri përgjegjës për administrimin e situatës ekonomike shkaktuar nga Kkoronavirusi, Arben Ahmetaj, ka treguar këtë të enjte në "Opinion" listën e bizneseve që mund të hapen që prej datës 27 Prill.
Ai tha se bëhet fjalë për dyqane të specializuara, ndërsa sqaroi se nuk do të hapen dyqanet e specializuara brenda qendrave tregtare pasi këto të fundit do të vijojnë të jenë të mbyllura.
Lista e aktiviteteve që do të hapen janë shitjet e tjera me pakicë në dyqane jo te specializuara, shitja me pakicë e mallrave të tjera të reja në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë në dyqane të specializuara, aktiviteti i taksive, tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e këpucëve dhe artikujve prej lëkure në dyqane të specializuara, shitje me pakicë e mallrave të tjera të reja aktivitete të tjera tregtare, tregtia me pakicë e mobilieve, pajisjeve të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e luleve, bimëve farërave, plehëruesve, kafshëve në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e orëve dhe bizhuterive në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e pajisjeve audio dhe video në dyqane të specializuara, regjistrimi i zërit dhe aktivitetit të publikimit të muzikës, tregtia me pakicë e qilimave, tregtia me pakicë e lojërave dhe lodrave në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e regjistruesve muzikorë dhe videove në dyqane të specializuara, tregtia e pajisjeve sportive në dyqane të specializuara, shitja me pakicë e sistemeve të sigurisë, pajisjeve të telekomunikacionit në dyqane të specializuara”, tha Ahmetaj
Sipas ministrit, me këtë ndryshim mbi 350 të punësuar rikthehen në punë

Login to post comments