Shtohen rastet me Covid 19 në Kukës, i prekur punonjësi i policisë

Premte, 24 Prill 2020 09:46

Pas disa ditëve në qetësi, rikthehen rastet pozitive me Covid 19 në qytetin verilindor të Kukësit. burime bëjnë me dije se në 24 orët e fundit ka rezultuar pozitiv një person, i cili është punonjës i policisë së Shtetit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije për Faxëeb.al se efektivi i policisë ndodhen në karantinë që prej një jave, pasi kishte pasur kontakte me personat e prekur më herët në Kukës.
Me këtë rast numri i të prekurve në qytet shkon në 12, ndërkohë që raste ka pasur më herët dhe në Tropojë dhe në Has, por që ditët e fundit, duket të jetë ndalur përhapja.
Deri dje në vendin tonë ishte 663 numri total i të prekurve me Covid 19, ndërmjet tyre 385 janë të shëruar, ndërsa ka një ulje të ndjeshme të personave që kërkojnë ndihmë në spitale.

Login to post comments