Ishte një nga qytetet e paprekur nga koronavirusi, shënohet rasti i parë me Covid-19 në Përmet

Premte, 24 Prill 2020 14:13

Është shënuar rasti i parë me Covid-19 në Përmet.


Bëhet fjalë për një emigrant të karantinuar në një prej hoteleve të qytetit.

 

Gazetarja Brikena Prifti raporton për “Balkanweb” se emigranti i infektuar është rreth 50 vjec, ndërsa ka hyrë përpara 5 ditësh nga Kakavija.

Ky është rasti i parë i konfirmuar në qarkun e Gjirokastrës.

Login to post comments