Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton masat që duhet të marrin shoferët e taksive që fillojnë punën nga e hëna dhe për pasagjerët që do të marrin.
Fillimisht lejohet lëvizja vetëm me një klient/ pasagjer i ulur diagonal mbrapa por përjashtohen rastet e familjeve, të miturve apo personave me aftësi të kufizuara
Më tej taksitë nuk duhet të përdorin kondicionerët por të lënë pak hapur dritaret. Pasi të bëhet pagesa, shoferi dhe pasagjeri duhet që të dezinfektojnë duart, timonin, dorezat e dyerve, sediljet, rripat e sigurimit, dritaret etj.
Njoftimi nga DSHPTR
Nga data 27 Prill, do të rifillojnë shërbimet me taksi vetëm për lëvizjet brenda qytetit! Shoferë dhe pasagjerë duhet të respektojnë masat dhe protokollet e sigurisë të ndërmarra në situatën e emergjencës COVID-19!
Si të udhëtojmë të sigurt me taksi?
Shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant! Të shmangen kontaktet fizike!
Pasagjeri duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit. Lejohet vetëm 1 klient në automjet. Përjashtim rastet nga e njëjta familje dhe të shoqërimit me të mitur apo persona me paaftësi!
Kondicioneri duhet të jetë i fikur dhe ajrosja të jetë natyrale. Dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur!
Mbuloni gojën dhe hundën me një pecetë ose bërryl kur kolliteni apo kur teshtini. Shmangni prekjen e syve, hundës ose gojës me duar të palara.
Pas pagesës me kartë/cash, shoferi dhe pasagjeri duhet të dezinfektojnë duart.
Pas çdo pasagjeri, shoferi të dezinfektojë: timonin, dorezat e dyerve të mjetit, sediljet, rripat e sigurimit, kontrollet e dritareve, butonin e bagazhit, etj.
DENONCO mosrespektimin e masave të sigurisë: www.dpshtrr.gov.al
Mbro veten dhe të tjerët!
#DPSHTRR #MIE #Taksi #MasaCOVID19 #MbroVeten #MbroTëTjerët