Sherri me grushte në mes të Fierit, arrestohet polici dhe shoku i tij

Diel, 26 Prill 2020 09:45

Arrestohet punonjesi i policise, i cili dje u perfshi ne nje sherr ne Fier. SHÇBA ka prangosur oficer i Patrullës së Përgjithshme në Stacionin Policor Roskovec, me inicialet A.B., dhe qyetetarin me inicialet D.R., te cilet goditën për motive të dobëta një person në qendër të qytetit. Sipas policise, ata akuzohen për veprat penale të “Kanosjes”, “Prishjes së qetësisë publike” dhe “Shkatërimit të pronës” kryer në bashkëpunim. 

NJOFTIMI I POLICISE
Mbrëmë rreth orës 20:00 punonjësi i policisë A.B. dhe shoku i tij, shtetasi D.R., në qendër të Fierit, kanë goditur me mjete të forta dhe grushta shtetasin Xh.O., duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shkak ishin motive të dobëta. Përveç dëmtimeve fizike, dy agresorët kanë dëmtuar mjetin e të riut.

 

Një patrullë policore ndërhyri menjëherë në vendngjarje dhe i shoqëroi në Komisariat, duke parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e pezulloi menjëherë nga detyra Inspektorin.

Pamjet filmike të ngjarjes janë administruar në cilësinë e provës materiale në funksion të hetimeve.

Të gjitha veprimet e kundraligjshme dhunuesit i kanë kryer duke thyer fashat orare të përcaktuara në aktet ligjore në fuqi për gjendjen e jashtëzakonshme, fakt ky i dënueshëm.

Veprimet proceduriale u kryen në prani dhe në drejtimin e Prokurorit dhe materialet hetimore i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

SHÇBA gjen rastin të falënderojë qytetarët dhe median për bashkëpunimin dhe fton këdo të telefonojë falas në 0800 90 90 për çdo shkelje apo abuzim të punonjësve të Policisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...